29 Mars 2024

Hapet panairi i punësimit i industrisë së drurit

Prishtinë, 26 nëntor – Kryeministri i Kosovës në dorëheqja Hashim Thaçi, ka premtuar se edhe në të ardhmen do të punoj që ekonomia të ketë përparësi.

Ai këto komente i bëri të premten në hapjen e edicionit të parë të panairit të punësimit për industrinë e përpunimit të drurit në Kosovë, që është organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, me mbështetje të Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës (KPEP) të USAID-it. Në këtë panairi po marrin pjesë si punëdhënës 20 kompani nga Kosova, të cilët kanë shpallur 65 vende të lira. 

“Deri më tani qeveria e Kosovës, ka përkrahur biznesin përmes lehtësirave fiskale, dhe kjo ka krijuar bazë të mirë për të krijuar vende të reja të punës në Kosovës, edhe ky aktivitete i sotëm hap mundësi për të rin jot që të gjejnë punë”, ka thënë ai.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka theksuar se krijimi i vendeve te reja të punës është sfidë për të gjithë.

“Kosova ka kaluar nëpër një periudha të n ndryshme të zhvillimit, andaj duhet që të gjithë të përpiqemi që të hapim mundësi të reja të punës, edhe industria e drurit po hap vend ete reja të punës, sot në këtë panair po behet një gjë e tillë”, ka theksuar ai.

Edhe Mark Wood, Drejtor i KPEP-USAID, është shprehur se, do të përkrahin projekte të tilla që kanë qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.


Presidenti i SHPDK-së Hashim Deshishku, ka falënderuar institucionet e Kosovës dhe të gjithë ata që po përkrahin shoqatën që të arrijë synimet e veta për të zgjeruar aktivitetet.

Edhe Arieta Vula, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së, ka deklaruar se ky panair do të bëjë që të rinjtë të punësohen, pasi që deri më sot kanë aplikuar për punë 130 të rinj dhe ne besojmë se ky aktivitete që është i pari në Kosovë të krijojë mundësi për punësime.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)