20 Shtator 2020

Hapet konventa e tretë vjetore e Përpunuesve të Drurit në Kosovë

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të hapin konventën e tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë.  

Rreth 18 kompani të përpunimit të drurit do të paraqesin produktet e tyre të realizuara në Kosovë ku përfshihen mobiljet e drurit, dyert, dritaret dhe produktet e enterierit në një ekspozitë gjatë kësaj ngjarjeje. 

Prezantimet dhe diskutimet e forumeve të industrisë do të mbahen rreth një sërë temash, duke përfshirë tregimet e suksesit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet industria, teknologjitë e reja në përpunimin e drurit, aktivitetet e donatorëve në këtë sector si dhe bashkëpunimin në mes të universiteteve dhe sektorit privat.

Konventa e Përpunuesve të Drurit e cila mbahet çdo vit ofron një platformë të rrjetëzimit për prodhuesit kosovar të drurit të përpunuar, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtar dhe të gjithë akterët relevant në kuadër të industrisë së përpunimit të drurit.

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata Kosovare e Përpunuesve të Drurit (AKWP) kanë hy në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë. 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)