17 Shtator 2019

Hapet edicioni i dytë vjetor i Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës

Prishtinë, 14 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe e Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të hapin edicionin e dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës.  

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata e Marketingut të Veshmbathjeve e Kosovës (KAMA) kanë hyrë në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë.

Konventa vjetore ofron një platformë të rrjetëzimit për prodhuesit kosovarë të veshmbathjeve, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë dhe të gjithë akterët relevantë në kuadër të industrisë së veshmbathjeve.

Ky edicion i dytë përfshinë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga ana e 23 ndërmarrjeve vendore, një pistë të modës me kreacione të punuara në Kosovë si dhe një ekspozitë të dizajneve të finalistëve të konkursit në të cilin studentët e katër kolegjeve të modës garojnë në mes veti për shpërblime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00) 

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, viziton këto biznese në Suharekë: Fabrikën për prodhim këpucësh “Solid”, Kompaninë “Seti Comerc”, Fabrikën e mobilieve “Te Naseri” dhe Fabrikën e pijeve “Frutex”. (Suharekë, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)  

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)

- Mbahet tubimi promovues për kandidatët e parlamentit të Kosovës të Nismës Socialdemokrate në Lipjan. (Salla e Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani mban takim me grupin e OJQ-ve në Gjakovë. (Hotel Çarisha e Jupave. ora 18:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e Gjakovës. (Qarshia e vjetër, Loma e Drithit, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e fshatit Ratkoc. (shkollën fillore e fshatit Ratkoc, ora 20:30)