26 Prill 2024

Greva e minatorëve të Bulqizës, u rrezikohet jeta

Tiranë, 3 gusht - Në Shqipëri, ka hyrë në ditën e nëntë greva e minatorëve të Bulqizës ndërsa nuk ka ende asnjë marrëveshje me kompaninë austriake \"ACR\" e cila ka marrë me koncesion minierën.

Sot një prej grevistëve u dërgua me urgjencë në spital pasi shfaqi probleme serioze të frymëmarrjes si dhe shqetësime në zemër.

E rënduar paraqitet gjendja shëndetësore edhe e 14 minatorëve të tjerë, të ngujuar në një galeri rreth 1400 metra nën tokë.

Minatorët kërkojnë ndër të tjera rritjen e pagës mujore, përmirësimin e kushteve të punës, dhe uljen e moshës së pensionit.

Kompania “ACR” tha se ka pranuar kërkesën fillestare për rritjen me 20 përqind të pagës duke premtuar përmirësimin e kushteve të punës dhe investime në minierë.

Por minatorët tanimë kërkojnë që paga të rritet 40 përqind dhe se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)