25 Prill 2024

Greqia kërkon naftë e gaz në detin Jon

Athinë, 11 qershor - Greqia pritet të ndërmarë një program kërkimesh të naftës dhe të gazit në detin Jon, në afërsi të zonës kufitare të Korfuzit. Sipas “Zërit të Amerikës”, programi pritet të përfshijë vitin e ardhshëm kompani ndërkombëtare për kërkimin e naftës në këtë zonë detare.

Programi i Greqisë, vjen në në një kohë kur ajo nuk ka arritur ende të finalizojë një marrëveshje për kufijtë detarë me Shqipërinë.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se kërkimet bazohen në parimin e vijës së mesit apo distancës se barazlarguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë në zonën detare të detit Jon.

Sipas gazetës greke \"To Vima\", qeveria greke synin të nxjerrë në pah strukturat gjeologjike dhe burimet e mundshme të naftës, për të nisur në vitin 2012 një seri dhëniesh me koncesione në fusha të caktuara detare.

Këto hapa të qeverisë greke vijnë në një kohë ku vendi është i mbërthyer nga kriza ekonomike dhe kanë nisur një sërë reformash për privatizime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)