25 Prill 2024

Golf TDI më ekonomik se Auris hibrid

Berlin, 15 dhjetor - Golf VI TDI Blue Motion, është treguar më ekonomik se sa modeli Toyota Auris hibrid, me harxhime mesatare prej 5.3 litra në 100 kilometra të kaluara.

Auris në testimin e njëjtë, ka harxhuar 6.3 litra, por është treguar zgjedhje më e mirë për blerës që kërkojnë veturë qyteti.

Në të vërtetë, Auris në vozitje qyteti, ka harxhuar 4.9 litra (Golfi 5 litra), derisa ishte më kursyes edhe në vozitjen e përzier me 5 litra (Golfi 5.2 litra).

Mirëpo, në autostradë, me rastin e shpejtësive të mëdha, Golf TDI Blue Motion ishte shumë më i mirë, duke u ndalur në 5.8 litra, për dallim nga Auris, i cili ka shkuar në 9.2 litra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)