18 Prill 2024

Golf-i i cili harxhon më pak se tri litra

Prishtinë, 21 janar - Edhe pse ende nuk ka arritur gjenerata e shtatë e Golf-it të popullarizuar, për atë të tetën Volkswagen tashmë paralajmëron ulje drastike të harxhimit të karburanteve.

Kështu, që të përmbush normat evropiane ekologjike deri në 2020, gjenerata e tetë e Golf-it do të harxhojë 2.8 litra karburant në 100 kilometra në ciklin e kombinuar dhe do të emetojë gjithsejtë 75 gramë CO2 në kilometër.

Për arritjen e këtij qëllimi në Wolfsburg planifikojnë të zvogëlojnë masën e automobilit duke shfrytëzuar fibra të karbonit të forcuara me plastikë dhe me materiale tjera, ndërsa Golf i ardhshëm do të duhet të jetë edhe më aerodinamik dhe më i efektshëm se deri më tani.

Automobili do të pajiset edhe me teknologjinë e konceptit XL1, të prezantuar kohë më parë në Katar, kështu që në kapakun e përparmë do të gjendet edhe sistemi hibrid i përbërë nga elektromotori dhe agregati dycilindërsh me djegie të brendshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)