21 Prill 2021

GM tërheq automjete, shkak problemet me timonin hidraulik

Uashington, 3 mars - Kompania automobilistike amerikane “Xheneral Motors” GM do të tërheq 1.3 milionë automjete në Amerikën Veriore në servis të jashtëzakonshëm për shkak të problemeve të mundshme me timonin hidraulik.
 
Probleme të mundshme janë konstatuar te 1.3 milionë automjete të kompanive-simotra të GM, Shevrolet dhe Pontiak.
 
Deri tani në GM përballen me rreth 1.100 ekzemplarë ku automobilit tërësisht i kanë dështuar mekanizmat e timonit hidraulik. Me këtë difekt, gjatë hetimit, ndërlidhen 14 aksidente automobilistike në të cilat rëndë është lënduar një person.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Bleron Ramusholli për vepren penale 'Dhunimi'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)