29 Mars 2020

Gjilani shpall javën e barazisë gjinore nëpër shkolla

Gjilan, 28 shkurt - Drejtori i Drejtorisë së Arsimit ne komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, prej 2-6 mars e shpall javën e barazisë gjinore nëpër të gjitha shkollat e komunës.

Gagica njofton se kjo iniciativë bëhet nw bashkëpunim me Komitetin për Barazi Gjinore, Komitetin e Arsimit dhe Zyrën Rajonale te OSBE-së në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 marsin.

Gagica thekson se Drejtoria Komunale e Arsimit e mirëpret këtë aktivitet ngase, jo vetëm që bën sensibilizimin e gjeneratave të reja për rolin e gruas në histori, por edhe e ngrit kulturën e debatimit për barazine gjinore nëpër shkolla, gjë e cila kërkohet edhe me Ligjin për Barazi Gjinore.

Për më tepër, Gagica njofton se ky projekt eshtë organizuar edhe ne vitin 2019 dhe duke e parë si të suksesshem, do të organizohet në vazhdimësi me qëllim që temat e rëndësishme si kjo të jenë pjesë e edukimit dhe arsimit brenda orëve të edukatës qytetare dhe të historisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.