29 Mars 2020

Gjilani po i bënë përgatitjet e fundit për hapjen puseve të reja

Gjilan, 26 shkurt - Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me kompaninë regjionale të ujërave Hidromorava, është duke i bërë përgatitjet e fundit për hapjen e puseve të reja, si formë emergjente e zgjidhjes problemit të ujit të pijshëm.

Lajmi u bë i ditur pas vizitës së nënkryetarit Arbër Ismajli dhe drejtorëve komunalë, Naser Korça e Nevzad Rushiti, në KRU Hidromorava, ku janë pritur nga drejtori Muhamet Suliqi.

“Po punojmë me ngulm për të bërë zgjidhje emergjente për shkak të thatësisë së madhe që e ka goditur Gjilanin. Përpos puseve që janë funksionalizuar, bashkë me Hidromoravën jemi duke i bërë hulumtimet e fundit të burimeve alternative për hapjen edhe të puseve të tjera”, ka thënë Ismajli.

Ismajli e Suliqi janë shprehur se pas miratimit të buxhetit të shtetit nga Kuvendi i Republikës, kësaj komune pritet t’i ndahen afro 500 mijë euro, që llogaritet si zgjidhje emergjente, ndërkaq që zgjidhja afatmesme është vlerësuar ndërtimi i pendës në lumin Llapushnica.

Gjilani është furnizuar nga katër burime të ujit të pijshëm, ku në kohën e normalitetit janë prodhuar mbi 300 litra për sekond, ndërkaq tash prodhohen pak më shumë se 100 litra për sekond.

Ismajli e Suliqi kanë thënë se hapja e pesë puseve të reja brenda kazermës së FSK’së, kanë bërë që prodhimi të shtohet për afro 30 litra për sekond.

Nënkryetari i Gjilanit dhe drejtori i Hidromoravës, i kanë falënderuar qytetarët për solidaritetin dhe mirëkuptimin, ndërkaq kanë apeluar që të vazhdojnë ta kursejnë ujin maksimalisht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.