26 Prill 2024

Gjenerata e re e Seat Leon

Paris, 27 dhjetor - Informatat e para rreth gjeneratës së re të Seat Leon nuk zbulojnë aq shumë, por bëjnë të ditur se dizajni përfundimtar i kësaj veture, është inspiruar me konceptin IBE Paris.

Sipas informatave të medieve spanjolle, gjenerata e re e Seat Leon, do ta ketë premierën në panairin e veturave në Frankfurt në shtator të vitit 2011.

Sipas informatave jo zyrtare, motorët të cilët priten të lëvizin këtë model, do të jenë ai 1.4-litërsh TFSI, pastaj 2.0-litërsh TFSI dhe 1.6-litërsh TDI, si dhe motorët e njohur 2.0-litërsh TDI.

Një risi tjetër do të jetë edhe ajo se njëri nga modelet e reja, do të ketë sistemin e tërheqjes me katër rrota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)