19 Prill 2024

Gjendet një burim i pasur i gazit në Bullgari

Sofje, 30 korrik - Kompania britanike „Melrouz risorsiz“ lajmëroi se ka zbuluar një burim të madh të gazit natyror në Bullgari.

Ministri bullgar i Ekonomisë deklaroi se burimi i gazit posedon mbi tre miliardë metra kub gaz, që garanton 20 për qind të nevojave të vendit për „karburantin e kaltër“ gjatë gjashtë viteve të ardhshme, lajmëron Bi-Bi-Si-ja.

Përfaqësuesi i kompanisë britanike Dejvid Arçer tha se gazi nga burimi i ri do të fillojë të mbërrijë deri te shfrytëzuesit që gjatë kësaj vjeshte. Ai shton se investimi për zbulimin e burimit arrin mbi 310 milionë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)