18 Prill 2024

General Motors premton 1,9 miliardë euro për Opelin

Frankfurt, 3 mars - Kompania amerikane e prodhimit të automobilave "General Motors” është e gatshme të japë edhe 1,9 miliardë euro për ristrukturimin e “Opelit”, veç 600 milionë eurove të dhënë deri tani.


GM është tashmë e gatshme të kontribuojë me më tepër se 50 për qind në nevojat e përgjithshme të financimit në formën e huave për filialin e tij.
    
"Si pasojë, të gjitha garancitë e kreditit të kërkuara qeverive evropiane do të zvogëlohen do të zvogëlohen nga 2,7 miliardë në 2 miliardë", thuhet në një komunikatë të “General Motors”.
    
Kostoja e përgjithshme e ristrukturimit, e vlerësuar deri tani në 3,3 miliardë euro, është rishikuar me rritje në 415 milionë me kërkesën e qeverive evropiane "për të mbajtur parasysh pasojën e një evolucioni negativ të tregjeve".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)