19 Mars 2024

Fshati Orllan së shpejti çasje në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm

Podujevë, 22 maj - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, përmes kryeshefit ekzekutiv Ilir Abdullahu vizitoi Komunën e Podujevës, kryetarin Agim Veliu.

Qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për hartimin e Projektit Zbatues për furnizim me ujë të pijshëm të fshatit Orllan.

Ua kujtojmë se, më 6 prill 2018 në fshatin Orllan ishte organizuar një tryezë nga Organizata Jo qeveritare “ Sundimi i Demokracisë në Kosovë” në të cilën morën pjesë KRU ”Prishtina”sh.a., Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, zyrtarë të Komunës së Podujevës, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarë të shumtë të këtij fshati.

Tema që u diskutua në këtë tryezë kishte të bënte pikërisht me këtë fshat, çasjen në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Projekti  pritet të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. .

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” Ilir Abdullahu, e kishte quajtur një hap të mirë dhe shumë të rëndësishëm lajmin, se po i japin një rrugëzgjidhje problemit me furnizim me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Orllan. Megjithatë, sipas tij, projekti nuk është aspak i lehtë për t’u ekzekutuar.

“Është një lajm i mirë se këtij fshati po i kthehet jeta dhe banorët nuk duhet të shpërngulen. Edhe unë mendoj se ky projekt duhet të përfundojë në vitin 2019...Zgjidhja më e mirë do të jetë nëse projekti bëhet në pjesën e sipërme të kodrave dhe t’i ikim rrugës gjarpërore”, kishte thënë kryeshefi Abdullahu.

Dhe pas një muaj e gjysmë, sot në Komunën e Podujevës u nënshkrua marrëveshja në mes të të dyja palëve.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, KRU ”Prishtina” sh.a. me stafin e saj harton projektin ideor duke caktuar saktë, pikat e kyçjes në furnizim, kthinën për stacion pompimi dhe lokacionin për rezervuarin kryesor. Poashtu , kjo kompani do të caktojë një zyrtar për komisionin e vlerësimit të ofertave dhe vlerësimit të projektit dhe do të zhvillojë kontrollë të projektit gjithnjë në harmonizim me zyrtarë komunalë.

Ndërsa, Komuna e Podujevës në bazë të kësaj marrëveshje siguron zotimin e mjeteve financiare në shumë prej 22 mijë euro për hartimin e projektit zbatues si dhe kryen procesin e tenderimit dhe cakton komisionin e hapjes dhe vlerësimit të tenderit.

Ky projekt do të financohet nga Komuna e Podujevës, KRU”Prishtina” sh.a. dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)