13 Korrik 2020

Franca ndan 9 miliardë dollarë për ta shpëtuar nga humbjet industrinë e makinave

Paris, 27 maj - Franca ka njoftuar se do të japë rreth 9 miliardë dollarë për industrinë e makinave të vendit, për ta shpëtuar nga humbjet gjatë mbylljes lidhur me koronavirusin.

Presidenti Emmanuel Macron thotë se dëshiron ta shfrytëzojë krizën për ta bërë Francën prodhuesen numër një të automjeteve elektrike në Evropë.

Duke filluar nga java tjetër, klientët mund të marrin deri në 13 mijë dollarë nga qeveria për blerjen e një makine elektrike.

Plani i ri përfshin subvencione qeveritare për t'i nxitur njerëzit të heqin dorë nga makinat e tyre të vjetra dhe të blejnë modele me lëshim më të ulët karboni, si dhe investime afatgjata në teknologjitë inovative.

Presidenti francez vendosi objektivin e prodhimit të 1 milion makinave elektrike në vend deri në vitin 2025. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)