27 Janar 2020

Formalizohet aplikacioni i parë 30 milionësh për investime në miniera

Prishtinë, 11 dhjetor - Ninistri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi pranoi aplikacionin e parë të investitorëve strategjik në fushën e Minierave. Konsorciumi i përbërë nga Moxico Resources (Angli), Pluto Investment AG (Zvicër) dhe Luma Investment SA (Poloni), kanë dorëzuar tek zv. Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, aplikacionin për statusin e investitorit strategjik.

Në një takim të mbajtur në zyrat e Ministrisë së Diasporës, përfaqësuesit e këtij konsorciumi i cili ka mbi 20 mijë punëtorë në operacionet e saj në botë, u shprehën të kënaqur me përkrahjen e ofruar si nga MDIS , MTI ashtu edhe KIESA.

Nga ana tjetër, ministri Gashi u zotua se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në fazat vijuese.

“Ne, bazuar në zotimet tona si institucione, do të jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të pa-rezervë për përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave administrative, dhe teknikaliteteve të tjera të nevojshme, ashtu që ky projekt i cili ka vlerën mbi 30 milionë EUR të fillojë sa më shpejt”, tha ministri Gashi.

Konsorciumi Britanik-Zviceran-Polak është përqendruar në zhvillimin e biznesit në sektorin e Minierave, respektivisht në 3 zonat me interes kombëtar në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, përkatësisht në Karaçë, Vllahi dhe Gumnishtë.

Ky projekt jo vetëm se do të zhvillojë sektorin minerar të Kosovës por do të nxisë edhe zhvillimin lokal dhe të komunitetit në këto zona.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)