20 Prill 2024

“Ford” zgjeron praninë në Indi dhe Kinë

Detroid, 10 qershor - Gjiganti automobilistik amerikan “Ford” planifikon ta zgjerojë praninë në shtetet, tregu automobilistik i të cilave është në rritje, si Kina dhe India, në kuadër të programit për rritjen e shitjes deri 50 për qind.

“Ford”, i cili mbijetoi krizën pa kredi qeveritare, për dallim nga konkurrentët më të mëdhenj “Krajsler” dhe “Xheneral Motors”, gjatë dy viteve të fundit ka fituar 9,28 miliardë dollarë, pas humbjes prej 30,1 miliardë dollarëve të pësuar prej vitit 2006 deri në vitin 2008.

Kompania lajmëroi se do të përqendrohet në prodhimin e automobilave më të vegjël, të cilët janë më të popullarizuar në shtetet në zhvillim dhe se ka për qëllim që deri në vitin 2020 të realizojë pjesëmarrje në treg prej 55 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)