30 Tetor 2020

Ford mbyll dy fabrika në SHBA për shkak të rasteve me Covid-19

Washington, 21 maj - Kompania Ford Motor të mërkurën mbylli përkohësisht dy fabrika në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pandemia e koronavirusit goditi rëndë planet e prodhuesit numër dy të makinave në Amerikë për rifillimin e prodhimit të automjeteve të saj më fitimprurëse në Amerikën e Veriut.

Kompania Ford mbylli fabrikën e saj në Dearborn të Miçiganit për shkak se një punonjës rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa fabrika e saj në Çikago u mbyll për shkak të mungesës së pjesëve, tha zëdhënësja e kompanisë, Kelli Felker.

Ford nuk pranoi të zbulonte se cili furnizues kishte probleme, por një person i njohur me këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Korporata Lear kishte mbyllur një fabrikë në Hamond të Indianës. Korporata Lear më vonë konfirmoi në një email se kishte mbyllur fabrikën për shkak të infektimit të një punonjësi me Covid-19.

Kjo është dita e dytë me radhë që kompania Ford ishte detyruar të mbyllte fabrikën e saj në Çikago. Të martën Ford e mbylli fabrikën e saj në Çikago pasi dy punonjës në orare të ndryshme gjithashtu rezultuan pozitiv me Covid-19. Fabrikat në Dearborn dhe Çikago pritet të rifillojnë prodhimin shumë shpejt, tha zëdhënësja Felker.

Punonjësit në Dearborn dhe Çikago ishin infektuar jashtë vendit të punës, tha zonja Felker. Fabrika në Dearborn prodhon kamionin shumë fitimprurës F-150, ndërsa ajo në Çikago prodhon makinat Ford Explorer dhe Lincoln Aviator.

Industria amerikane e makinave, përfshirë Fordin, rihapi shumë fabrika të hënën pas një mbyllje të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fordi dhe prodhuesit e tjerë të makinave dhe pjesëve të tyre vendosën masa të reja sigurie ndaj koronavirusit në fabrikat e tyre, duke përfshirë kontrollet shëndetësore të punonjësve që hyjnë në ndërtesë, përdorimin e maskave dhe distancimin fizik në linjat e prodhimit, aty ku është e mundur.

Rihapja e fabrikave është një provë që po ndiqet nga afër për të parë nëse punonjësit në një gamë të gjërë të industrive amerikane do të jenë në gjendje të rikthehen në uzina në një numër të madh pa ringjallur frikën e rritjes së infeksioneve.

Kompanitë General Motors dhe Fiat Chrysler Automobiles NV thanë të mërkurën se ata nuk kishin patur asnjë problem në fabrikat e tyre në Amerikën e Veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2020  - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë vënien e gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Arbanë. (Arbanë, ora 9:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:30)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe kompanisë Bucaj. (Klinika e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, ora 9:30)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojnë kompaninë “Agribau” në Prishtinë. (Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë vënien e gurthemelit të aneksit të objektit shkollor në SHFMU “Hasim Maliqaj” në fshatin Poslisht. (Fshati Poslisht, ora 13:00 - nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Sekretarin e Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim Arben Limani dhe zëvendës Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim Avni Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Sport Marketing do të nënshkruajnë kontratë për Parkun e Aventurave. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 14:00)
 
- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë shoqatën ESNAF në Prizren. (Prizren, ora 18:30)