19 Prill 2024

Fillojnë shkyçjet nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Prishtinë, 24 janar - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë të ditur për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga data 1 shkurt do të rifillohet me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje sipas KRU 'Prishtina' do të përballet sërish secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Në të njejtën kohë, do të vazhdohet me procesimin e lëndëve të konsumatorëve borxhlinj, te përmbaruesit privat.

Përgjatë vitit 2018, janë realizuar 1270 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për shkak të mospagesave, prej të cilëve janë rikyçur 782 konsumatorë pas realizimit të pagesave të tyre ndaj shërbimeve.

Përgjatë inspektimeve në teren, në vitin 2018 janë identifikuar 88 konsumatorë që janë kyçë ilegalisht dhe që të gjithë janë shkyçë nga të gjitha shërbimet.

Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica.

Fokusi i ekipeve të shkyçjes do të jenë jenë qytetet dhe fshatrat.

Fillimisht, inspektimi dhe ekipet e shkyçjes janë duke e analizuar dhe inpektuar gjendjen në fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik - Prishtinë, ku pagesat nga ana e tyre janë të ulëta, humbjet e ujit janë të mëdha dhe keqpërdorimet e formave të ndryshme të ujit janë enorme.

Mbi 50 ekipe të shkyçjes dhe inspektorë do të jenë të shpërndarë në secilën zonë të shërbimit.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2019.

Vëmendja e Ujësjellësit të Prishtinës në vitin sfidues 2019 do të jetë e përqëndruar në, Inkasim të mjeteve financiare dhe reduktim / zvogëlim të humbjeve teknike dhe komerciale.

KRU ”Prishtina” kërkon nga konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet dhe masat tjera ndëshkuese

Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

Paralelisht me shkyçjet, duke filluar nga data 1 shkurt 2019, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike në periudhën e caktuar në vitin 2018 dhe nuk iu janë përmbajtur kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike, dhe njëkohësisht lëndët e tyre do të procesohen te përmbaruesit privat, dhe shkyçja nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit do të jetë e pashmangshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)