25 Prill 2024

Filloi mbyllja e vrimës së shpimit në platformën e naftës

Meksikë, 18 shtator - Pesë muaj pas fillimit të katastrofës së naftës në Gjirin e Meksikës inxhinierët kanë filluar me mbylljen përfundimtare të vrimës së shpimit në burimin e naftës.

Një përzierje nga balta dhe çimentoja do të futet në vrimën e shpimit në katër kilometra thellësi nën sipërfaqen e ujit në det, tha një zëdhënës i koncernit britanik British Petrolium, BP.

Përpjekja për mbylljen e vrimës pritet të përfundojë këtë të shtunë.

Si pasojë e shpërthimit në platformën e naftës \"Deepwater Horizon\" në fund të prillit me qindra mijëra tonë naftë e papërpunuar u derdhën në det duke shkaktuar katastrofën më të rëndë të ndotjes me naftë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)