17 Shtator 2019

Ferronikeli nuk ka detyrim për të kompenzuar pronat e shpronësuara para privatizimit

Prishtinë, 13 dhjetor - NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ka reguar në lidhje me çështjen gjyqësore që ka me familjen Makolli.

"Ne si kompani, kemi ushtruar padi në Gjykatë në vitin 2011 për lirim të pronës pasi që disa nga anëtarët e familjes Makolli kanë ndërtuar shtëpi në pronën që është e privatizuar nga ana e kompanisë NewCo Ferronikeli", thekson NewCo Feronikeli.

Me këtë padi NewCo Feronikeli ka kërkuar lirimin e pronës. Kjo pronë është shpronësuar në vitet e ‘80.

Persona të caktuar sipas NewCo Feronikelit pretendojnë se asnjëherë nuk janë kompenzuar nga shtet.

Mirëpo kjo sipas tyre nuk është cështje që i takon kompanisë NewCo Ferronikeli, pasi që kompania NewCo Ferronikeli është privatizuar pa asnjë kusht për të bërë kompensimin e pronave që janë shpronësuar para procesit të privatizimit. 

"Sa i përket ankesës të drejtuar nga familja Morina, gjykata ka refuzuar kërkesën e tyre që të ndalohet prerja e drunjëve për faktin se prona është e regjistruar në emër të NewCo Ferronikeli dhe se NewCo Ferronikeli nuk ka marr asnjë detyrim nga AKP për të kompenzuar pronat e shpronësuara para privatizimit", sqaron ne fund NewCo Feronikeli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00) 

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, viziton këto biznese në Suharekë: Fabrikën për prodhim këpucësh “Solid”, Kompaninë “Seti Comerc”, Fabrikën e mobilieve “Te Naseri” dhe Fabrikën e pijeve “Frutex”. (Suharekë, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)  

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)

- Mbahet tubimi promovues për kandidatët e parlamentit të Kosovës të Nismës Socialdemokrate në Lipjan. (Salla e Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani mban takim me grupin e OJQ-ve në Gjakovë. (Hotel Çarisha e Jupave. ora 18:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e Gjakovës. (Qarshia e vjetër, Loma e Drithit, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e fshatit Ratkoc. (shkollën fillore e fshatit Ratkoc, ora 20:30)