04 Mars 2021

Ferrari 599 GTO, makina më e shpejtë në botë

Pekin, 9 prill - Ferrari ka prodhuar makinën më të shpejtë në histori, modelin e quajtur 599 GTO.

Ky model do të jetë një makinë rruge, dhe në qarkullim do të dalin vetëm 599 copë.

Prezantimi i Ferrarit 599 GTO do të bëhet këtë muaj në sallonin e makinave në Pekin.

Shifra me të cilën mendohet të nxirret në shitje kjo makinë është mbi 300 mijë euro.

Motori 12 cilindërsh ka 670 kuaj fuqi, dhe shpejtësia maksimale do të jetë 335 kilometra në orë.

Me modelin 599 GTO, Ferrari ka thyer cdo rekord, dhe suksesi për këtë makinë është thuajse i garantuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)