01 Qershor 2020

Evropianët miratojnë shitjen e Volvos një kompanie kineze

Bruksel, 8 korrik - Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar blerjen nga një kompani kineze të ikonës suedeze të prodhimit të makinave Volvo.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, tha të martën se blerja e Volvos nga kompania kineze e makinave Geely nuk do të ndikohë ndjeshëm në konkurencën në zonën ekonomike evropiane.

Komisioni theksoi se kompania kineze Geely, pothuajse nuk shet asnjë veturë pasagjerësh në Evropë. 

Kompania Geely dhe fondacioni kinez i investimeve Daging e blenë Volvon nga prodhuesi amerikan i makinave Ford në muajin mars për gati 2 miliard dollarë.

 

Kompania amerikane nderkohë ka shitur markat e tjera evropiane, përfshi Jaguar dhe Land Rover, për tu përqendruar në markat e saj kryesore amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)