08 Dhjetor 2019

Emërohen anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës

Prishtinë, 4 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Komisionit Rekomandues për emërimin e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, duke përmbyllur kështu zotimin e Qeverisë për kompletimin e të gjitha bordeve.

Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e Grupit Punues Teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe miratoi nismën për negocimin e Marrëveshjes me Republikën e Shqipërisë lidhur me njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Po ashtu, u aprovua Nisma për negocimin e Marrëveshjes me Qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal lidhur me Tatimin në të Hyra dhe Kapital, e cila do të zbatohet për tatimet në të hyra të vëna në emër të Shtetit Kontraktues apo të nëndivizioneve të saj politike apo autoriteteve lokale, pavarësisht mënyrës se si vjelën ato.

Poashtu, u aprovua edhe Nisma për negocimin e Marrëveshjes me Dukatën e Madhe të Luksemburgut lidhur me Projektin “Mbështetje për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, e cila do të arrijë shumën deri në 5 milionë euro, në bazë të granteve.

Në fund të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, falënderoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj për punën e treguar në funksionin e tij, por tha se aksioni për deportimin e shtetasve turq, është një aksident që i ka ndodhur Kosovës dhe si i tillë duhet të jetë i fundit dhe për këtë arsye është kërkuar lirimi nga detyra i ministrit dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dëshmi e përkushtimit për funksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Po sot, Qeveria ka aprovuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit shtetëror të cilësisë (KSHC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së), duke e përmbushur një tjetër zotim të funksionalizimit të institucioneve të rëndësishme të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2019 - Federata e pingpongut organizon 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2019. (Palestrae Sporteve në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Mbahet koncert humanitar i Krishtlindjes me grupin muzikor amerikan "The Hall Sisters" ku fondet e mbledhura do të përdoren për familjarët nga Shqipëria që janë strehuar si pasojë e termetit. (Teatrin Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)