02 Qershor 2020

Ekipet e Ujësjellësit 'Prishtina' sanuan defektin në Bardh të Madh

Prishtinë, 1 prill - Pas një pune tejet të vështirë, në kushte të jashtëzakonshme, me punë të pandëprerë që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit sapo sanuan defektin në gypin e ujit në fshatin Bardh i Madh të komunës së Fushë Kosovës.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) e cila ka falënderuar punëtorët  e kompanisë për vullnetin dhe punën e shkëlqyeshme te cilet jane edhe heronjtë te kësaj periudhe tejet të vështirë.

Furnizimi me ujë iu rikthye konsumatorëve të Bardhit të Madh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)