24 Prill 2024

Dyshohet për helmim në liqenin e Gazivodës, 3 qytete mbesin pa ujë

Mitrovicë , 9 prill - Që nga mesnata, banorët e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt kanë mbetur pa ujë të pijshëm për arsye se dyshohet se është helmuar liqeni i Gazivodës në veri të Mitrovicës

Ky liqen është më i madhi në Kosovë me një sipërfaqe prej 11,9 kilometra katrorë me thellësinë maksimale prej 105 metrash dhe po nga ky liqen furnizohen me ujë të pijshëm komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” në Mitrovicë për këtë dyshim.
 
Në mesin e banorëve të të trija komunave është përhapur frikë e madhe me dyshimin se është helmuar liqeni i Gazivodës në veri të Kosovës.

Instituti higjienik dyshon se është hedhur ndonjë substancë helmuese. Por punëtorët e ujësjellësit rajonal dhe ata të këtij Instituti janë duke kontrolluar rrjetin e ujësjellësit që vjen nga Gazivoda për të parë nëse informacionet për helmim të ujit janë të sakta.

Çështja pritet të sqarohet gjatë ditës së sotme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)