20 Prill 2024

Detroiti shpall modelet më të mira të makinave elektrike

Detroit, 13 janar - Prodhuesit e mëdhenj të makinave në Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë modelet e fundit të automjeteve në Ekspozitën e Detroitit. "Chevrole"t mori vlerësimin më të lartë, duke fituar çmimim "Makina e Vitit për Amerikën e Veriut", me modelin e saj hibrid elektrik, Volt.

Kjo makinë punon me energji elektrike gjatë 65 kilometrave të para, pas së cilave një motor me gaz futet në punë. Ajo la pas modelin "Leaf" të Nissanit, një tjetër makinë elektrike dhe "Sonatën" e Hundait në ceremoninë e përvitshme, gjatë prezantimit për median në Ekspozitën e Automjeteve të Detroitit.

"Ford Eksplorer" fitoi si fuoristrada e vitit, duke lënë pas finalistët "Dodge Durango" dhe "Jeep Grand Cherokee". Fituesit përcaktohen nga gazetarët, duke u mbështetur tek aftësia shpikëse, dizenjoja, siguria, preferencat e shoferëve dhe çmimi.

Ishte vlerësimin i fundit për "Voltin", që u hodh në treg në dhjetor dhe kushton 40 mijë e 280 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)