20 Prill 2024

Dëmtohet gypi i ujit në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë

Prishtinë, 2 shtator - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina”  janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi.

Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga ”Hyzri Talla” dhe rruga “Xheladin Rekaliu” në lagjen Bregu i Diellit.

Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme.

 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)