10 Korrik 2020

“Daimler” nën akuzë për dhjetëra milionë dollarë ryshfet

Berlin, 26 mars - Kompania e fuqishme gjermane e prodhimit të makinave, “Daimler”, dhe tri nëndegë të saj, janë akuzuar dje për pagesë ryshfetesh ndaj një numri të madh qeverish të botës. Këto akuza janë bërë në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Daimler”, që prodhon makinat “Mercedes-Benz”, thuhet se i ka bërë pagesat në harkun kohor nga viti 1998 deri në 2008. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka akuzuar kompaninë për pagimin e dhjetëra milionë dollarëve në formë ryshfeti për zyrtarët e lartë të paktën 22 qeverive të ndryshme të botës, ndër të cilat përfshihej Kina, Rusia, Egjipti dhe Greqia.

Qëllimi i këtyre pagesave ka qenë arritja e bindjes së qeverive përkatëse për blerjen e makinave “Daimler” në marrëveshje që kishin vlerën e qindra milionë dollarëve. Një nga akuzat bën fjalë se “Daimler” i ka paguar ryshfete edhe qeverisë së Irakut për sigurimin e shitjes së makinave, duke dhunuar një pjesë të Programit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Nafta në këmbim të ushqimit”.

Një tjetër akuzë është ajo se “Daimler” i dha një zyrtari në Turkmenistan një makinë të blinduar, me rastin e ditëlindjes së tij për ta inkurajuar dhe nxitur që të ndikonte në lidhjen e një kontrate mes kompanisë dhe qeverisë së Turkmenistanit për shitjen e makinave. Ligji amerikan i ndalon kompanitë që operojnë në tregun amerikan që të bëjnë pagesa ryshfetesh ndaj zyrtarëve të vendeve të tjera.

Sipas disa agjencive lajmesh, “Daimler”, që është drejtuar nga shefi ekzekutiv, Dieter Zetsche, që nga viti 2006, po përgatitet që të paguajë një gjobë prej 185 milionë dollarësh në favor të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë rasti i “Daimler” do të përbëjë edhe rastin e fundit gjyqësor në lidhje me akuzat për mitëmarrje mes qeverisë amerikane dhe kompanive të huaja që operojnë në Amerikë. “Siemens” ra dakord që të paguante 1.3 miliardë dollarë për t’i dhënë fund gjyqit për korrupsion të hapur në Shtetet e Bashkuara. “Daimler”, më parë ka bashkëpunuar gjithmonë me hetuesit në rastin e hetimeve të hapura për çështje të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)