19 Prill 2024

Daimler Benz ndërton qendër të re

Frankfurt, 29 dhjetor - Menaxhimi i mirë e që mbron në plan afatgjatë ekosistemin është kthyer për shumë sipërmarrje në çelës suksesi. Kjo vlen edhe për koncernin Daimler. Ky koncern hapi para pak një qendër të re të mirëmbajtjes së automjeteve.

Ky është projekti model i Mercedes - Benz-it, përsa i përket menaxhimit që mbron ambientin në plan afatgjatë - qendra e automjeteve të shërbimit në afërsi të Ahenit. Këtu automjetet e shërbimit riparohen dhe shiten.

Në oficinë, mekanikët e ndiejnë drejtpërdrejt konceptin e mbrojtjes afatgjatë të ekosistemit, aty ngrohja bëhet përmes dyshemesë, dhe kjo ndihmon për të kursyer energji:

\"Meqenëse tubat e ngrohjes, që kalojnë nën tokë e përdorin të gjithë sipërfaqen e betonit si sipërfaqe ngrohëse, ne kemi më pak nevojë për energji.\"

Një kat më lart, ngrohtësia e nevojitur fitohet në mënyrë efikase me anë të një minitermocentrali vetjak:

\"Këtu ne ndodhemi në dhomën tonë të termocentralit. Këtu mund të shihni sistemin e tubacionit të furnizimit me gaz, i cili lidhet me furnizimin kryesor. Me anë të kësaj pajisjeje, që mat sasinë e gazit, ky gaz shkon drejtpërdrejt në termocentralin tonë, ku është instaluar një motor, që fiton energji nga gazi i pastër. Ne mbulojmë nevojën tonë për ngrohje dhe mbi 50% të nevojës sonë energjitike.\"

Edhe te tema e ujit bëhen përpjekje që burimet të menaxhohen duke e ruajtuar ambjentin. Uji i papastër futet në një pajisje filtruese dhe përpunohet. Ka edhe shembuj të tjerë. Investimet e nevojshme për këtë, megjithatë nuk bëhen duke u nisur nga dëshira për të mbrojtur ambjentin:

\"Duhet të dalë me leverdi, duhet t\'ia vlejë dhe kështu që në këtë kuadër ne e krahasojmë një investim të tillë si bëjnë të gjithë të tjerët - në aspektin që brenda një kohe të caktuar - maksimalisht për rreth 10 vjet - edhe të dalë me leverdi.\"

Mercedesi dhe menaxhimi që ruan ambjentin - këto janë dy koncepte që për shumë njerëz nuk përshtaten me njëra-tjetrën. Në fund të fundit, automjetet e koncernit njihen për kuota të larta të lëndëve të dëmshme, që lëshojnë në ambjent:

\"Tema e nxjerrjes së lëndëve të dëmshme në ajër është natyrisht diçka, që herë pas here vështrohet dhe diskutohet në mënyrë emocionale. Gjithmonë duhet mbajtur parasysh, se cila është flota e automjeteve që ke, cili është lloji i automjeteve që ke, dhe këtë me kuptim. Automjetet më të mëdha vetëkuptohet që kanë nevojë për më shumë CO2, ashtu si shtëpi më të mëdha në fund të fundit, për shkak të ngrohjes lëshojnë më tepër lëndë të dëmshme në ambjent se shtëpi më të vogla.\"

Sido që të jetë, Mercedesi përpiqet që mirëmbajtjen e automjeteve ta bëjë duke ruajtur ambjentin - në rrugë për një imazh që e mbron ekosistemin në plan afatgjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)