12 Prill 2021

Çmimi i naftës mbi 80 dollarë për një fuçi

Singapur, 22 shkurt - Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës gjatë tre javëve të fundit ka të bëjë me pritjet e investitorëve se Banka Qendrore e SHBA-ve do t’i mbajë shkallët kamatore në nivel të ulët me qëllim që ta shtyjë rritjen e ekonomisë amerikane. 

 

Bursat botërore presin se shkallët e ulta të inflacionit dhe numri i vogël i punësimeve të reja do të kontribojnë që Banka Qendrore t’i mbajë shkallët kamatore të nivelit të ulët, me çka në mënyrë indirekte do të rritet konsumi i bensinës. 

 

Shkallët e ulta kamatore dhe shpenzimet e mëdha stimulative të Uashingtonit do të shkaktojnë dobësim të dollarit, që në mënyrë shtesë do ta rrisë çmimin e naftës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)