20 Prill 2024

Çmimi i arit arrin në rekord historik

Bruksel, 15 maj - Çmimi i metalit të verdhë në tregun ndërkombëtar arriti në një rekord historik dje në kuotën më të lartë në të gjitha kohërat si pasojë e faktit se investitorët po përpiqen të mbrojnë kapitalet e veta nga inflacioni i monedhave konvencionale.

Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se do të blejë përkundrejt vlerës së plotë bondet e vendeve të Bashkimit Europian përfshi Greqinë, “për të siguruar likuiditet në ato segmente të tregut që shfaqin disfunksione”.

Por për investitorët kjo gjë do të thotë se borxhet publike do të blihen në këmbim të euros së prodhuar rishtazi, gjë që nënkupton rrezikun për zhvlerësim të euros dhe inflacion të lartë.

Në këto kushte, floriri dhe jeni japonez konsiderohen si investimet me rrezik më të ulët inflacioni. Një onç ar (i barabartë me 28.35 gramë) kushtoi dje 1241 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)