25 Prill 2024

CLS më i vogël arrin në vitin 2014

Frankfurt, 30 mars - Mercedes planifikon deri në vitin 2014 në treg të ofrojë versioni më të vogël të modelit CLS.

Bëhet fjalë për coupe-n me katër dyer i cili do të vendoset ndërmjet Coupe C klasës dhe me pamje do të jetë i inspiruar në modelin koncept F800 i cili u prezantua në panairin e vjetshëm të automobilave në Gjenevë.

Pra, ky model do të jetë limuzina më e vogël coupe të cilin Mercedes do t’ua ofrojë blerësve, ndërsa do të bazohet në platformën e re MFA me tërheqje në rrotat e parme, të cilat do t’i shfrytëzojnë edhe modelet e ardhme të gjeneratës së A dhe B klasës.

Për tani nuk ka informata zyrtare për motoriken e këtij automobili, por bashkëpunimi ndërmjet Daimler-it dhe Renault-it do të duhet të rezultojë me ndërrimin e pjesëve të motorit të vëllimit më të vogël.

Kështu në këtë Mercedes shumë lehtë mund të gjenden motorët e Renault-it me turbobenzinë me vëllim 1.4 dhe 1.8 litra, si dhe ata me naftë me vëllim po ashtu të vogël. Në ofertë do të duhet të jetë edhe motori i Mercedes-it 2.0-litra me benzinë dhe ai 2.2-litra me naftë.

Me këta motorë do të vendoset ndërruesi me gjashtëshpjetësi manual dhe ndërruesi me shtatëshpejtësi me lidhje të dyfishtë. MFA platforma është zhvilluar që një ditë të mund të mbështet edhe tërheqjet alternative, kështu që mund të pritet edhe versioni hibrid.

Arritja e këtij modeli në treg pritet gjatë vitit 2014, ndërsa ideja themelore është të tërheq blerësit e rinj të këtij brendi. Kjo pritet të arrihet me dizajnin atraktiv dhe me çmimet e përballueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)