25 Prill 2024

Citron DS5 shfaqet në Shanghai Auto Show

Shangai, 22 prill - Anëtari i fundit i familjes Citroën DS, DS5 i ri, është një makinë me pesë dyer dhe një sistem hibrid naftë me 197 kuaj-fuqi .

Prezantimi i parë i kësaj makine është bërë në panairin "Shanghai Auto Show" dhe si koncept, DS5 është një bashkim i modelit DS3 me tre dyer dhe DS4 me pesë dyer.

Modeli DS5 mban pesë pasagjerë dhe është projektuar si një tjetër variant i Peugeot Citroën-it HYbrid4. Motori është një turbodiesel 2.0 me 161 kuaj fuqi për rrotat e përparme dhe një motor elektrik 27kW (36kuaj fuqi) për rrotat e pasme.

Kjo makinë ka ngjyrë perle të bardhë, sedilje lëkure, ecën mbi goma 20 inch dhe pritet të dalë në tregjet europiane dhe aziatike në 2012. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)