24 Shkurt 2020

Burimet e naftës do të harxhohen deri në vitin 2047‏

SHBA, 16 maj - Ditën e martë, në ora 20:58 të vitit 2047, parashihet me saktësi se do të nxjerret sasia e fundit nga burimet nëntokësore të naftës, e cila do të jetë e para që do të zhduket nga të gjitha llojet e lëndëve djegëse.

Më pas në listën e “lëndëve djegëse energjitike në zhdukje”, qëndron gazi natyrorë, të cilin nuk do ta gjejmë më pas orës 09:25 të 12 nëntorit, viti 2068.

Rezervat e qymyrit do të zgjasin pak më gjatë, saktësisht 19 maji i vitit 2140 ne pjesën më të madhe të rezervave nëntokësore në botë, do të jetë fundi i tyre edhe pse në këtë rast parashihet se në Australi, qymyri do të “mbijetoj” edhe 4 vite tjera pasi që të harxhohet në vendet tjera, me sakt, qymyr nuk do të gjindet askund në botë, pas 28 nëntorit, 2144 ora 23:12 minuta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2020 - Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencina për Informim dhe Privatësi mban sesion informues për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. (Hotel “International Pristina”, ora 9:00)

- Kostituohet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës do të fillojë zbatimin e dy vendimeve për rrënim në të njëjtën kohë, në rr. Musa Tolaj në Lakrishte. (Takimi me mediat bëhet në rrugën, Musa Tolaj, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon lansimin e projektit strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë”. (Ndërtesa e MAShTI, ora 10:00)

- Demokracia Plus organizon tryezën e organizuar ku do të diskutohet mbi dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja. (Hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Përurohet libri “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip 1879” të autorit Besim Kabashi i cili më pas do të mbajë një ligjëratë me titull “Një korpus për gjuhën shqipe”. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Përurohet laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ndërtuar me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. (Klinika Infektive, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)