26 Prill 2024

Bugatti Veyron më i tmerrshmi për nga harxhimet

SHBA, 28 nëntor - Modelin Bugatti Veyron zakonisht e zbukurojnë epitetet si ‘më i shpejti’, ‘më atraktivi’, ‘më ekskluzivi’, etj, por agjencia amerikane për ambientin, i ka dhënë epitetin ‘më i tmerrshmi’ dhe këtë sa i përket harxhimit të karburantit.

Gjatë vozitjes në qytet, ky model harxhon 29.4 L/100 km, ndërsa as në rrugë të hapur nuk është më mirë, 15.5 L/100 km.

Pas tij, sa i përket harxhimeve, radhiten Mercedes-Benz G55 AMG, Bentley Continental GTC, Bentley Continental Flying Spur, Rolls-Royce Phantom, Rolls-Royce Phantom Coupe dhe Rolls-Royce Drophead Coupe. Të gjithë këta, në regjimin e vozitjes në qytet, harxhojnë 21.4 L/100 km.

Në listën e veturave më ekonomike, prijnë Toyota dhe Honda. Modeli Toyota Prius ka harxhim prej vetëm 4,6 L/100 km në qytet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)