16 Prill 2024

Bugatti prezanton makinën me veshje porcelani

Paris, 2 korrik - Bugatti ka zbuluar të enjten makinën “L’or Blanc”, ose Ari i Bardhë. Modeli i veçantë ngjyrë blu e të bardhë është i veshur me porcelan.

Shpejtësia maksimale e makinës është më rreth 400 kilometër në orë dhe ky edicion special i Bugatti Veyron kushton 1.4 milion stërlina.

Prodhuesi francez i makinave zbuloi makinën e tyre 16.4 Grand Sport \"l′Or Blanc\" në Berlin.

Makina elegante e kompletuar me përshtatje porcelani ka tërhequr shumë vëmendje nga të apasionuarit e makinave, shumica e të cilëve mund të ulën në atë super makinë vetëm në ëndërr.

Makina \"Ari i Bardhë\" u prodhua për të shënuar fillimin e partneritetit ndërmjet Konigliche Porzellan-Manufaktur Berlin (KPM) dhe Bugatti. Dhe është makina e parë që përdor porcelan në brendësi dhe jashtë automjetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)