16 Prill 2024

Bugati Veyron shpallet makina më e mirë e dekadës

Londër, 15 mars - Bugati Veyron është shpallur si marka më e mirë e prodhimit të makinave për dhjetë vitet e fundit, me dy tipet saj 16.4 dhe 16.4 Grand Sport.

Emisioni i BBC-së “Top Gear” dhe revista amerikane “Robb Report”, duke vlerësuar të gjithë komponentët e dy tipeve të lartpërmendura, i kanë dhënë vendin e parë Bugatit.

“Top Gear” ka shpallur tipin 16.4 si më të mirin, duke e cilësuar atë një “Conkorde” të vërtetë falë ndërtimit inxhinierik të mrekullueshëm. Ndërkohë, juria e “Robb Report” ka shpallur tipin 16.4 Grand Sport si më të mirin e dekadës.

Bugati Veyron 16.4 arrin deri në 405 kilometra në orë, dhe për 2.5 sekonda arrin të kapë 100 kilometra. Por ajo që është më e rëndësishmja, veç çmimit prej 1,2 milionë eurove, nga ky tip janë prodhuar vetëm 300 makina.

Gjithashtu, edhe tipi Bugati Veyron 16.4 Grand Sport arrin 407 kilometra në orë, por, për të kapur shpejtësinë e 100 kilometrave i duhen 2,7 sekonda. Veç këtyre, ky tip kushton 1,4 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)