26 Prill 2024

Britania e Madhe e interesuar për minierat dhe Brezovicën

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, njëherësh zëvendëskryeministër, Dardan Gashi, ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili ka deklaruar se janë të interesuar të investojnë në Kosovë, në fushën e minierave dhe në Brezovicë.

Gjatë vizitës, ministri  Gashi e ka informuar ambasadorin britanik për dy dikasteret: të Diasporës dhe të Investimeve Strategjike, dhe për këtë të fundit ka përmendur sfidat dhe përparësitë e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.

“Jemi të gatshëm t’ju mbështesim në prurjen e investitorëve në vendin tuaj, veçanërisht në fushën e minierave”, ka thënë ambasadori britanik. Ai është informuar nga ministri Gashi edhe për planet e Ministrisë së Diasporës.

“Kemi një diasporë të fuqishme, së cilës duhet t’i jepet më shumë hapësirë dhe ta kthejmë vëmendjen e investitorëve nga vendi ynë ”, ka thënë ndërkaq ministri Gashi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)