24 Nëntor 2020

BP vazhdon përpjekjet për mbylljen e vrimës së naftës në det

Meksiko Siti, 27 maj - Koncerni energjetik britanik BP ka nisur një përpjekje të re për mbylljen e vrimës së shpimit të naftës në Gjirin e Meksikës. Me ndihmën e robotëve nënujorë do të provohet që vrima e shpimit, e cila ndodhet në 1.500 metra thellësi, të mbushet me baltë.

Pastaj ajo duhet të përforcohet me çimento. Shefi i koncernit BP Tony Hayward tha se shancet që operacioni të ketë sukses janë mes 60 e 70 për qind.

Ai  e pranoi se në rast të dështimit vrima e shpimit mund të rritet edhe më shumë. Nga kjo vrimë qe pesë javë derdhet naftë në det.

Ekspertët përllogarisin se deri tani në det janë derdhur rreth 26 milionë litra naftë.

Presidenti amerikan Barack Obama shprehu edhe një herë shqetësimin e tij për gjendjen e krijuar në Gjirin e Meksikës: \"Askush nuk është më i zemëruar se unë, sepse në fund të fundit, ashtu si çdo president, kur kjo ndodh gjatë mandatit tënd, atëherë çdo ditë mendon se si të zgjidhësh atë çështje\", tha Obama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2020

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 190-të i Këshillit Prokurorial. (Nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)  

- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë “T’i japim vendit ngjyra”.  (Këndi Olimpik, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:30)


- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportonin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)    

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. (Zyret e KOK-ut, ora 11:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Zyra e Kryetarit, ora 12:45 )

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, shqyrton rekomandimet nga BE-ja të planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ors  13:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitojnë  Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Gjilan, ora 13:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Platforma ZOOM 5.0, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajn Konferencë për media. (Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, ora 14:30)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz Limani, do bëjnë lansimin e projektit “Ndriçimi i Urës së Gurit”. (Pranë Urës së Gurit në Prizren, ora 18:00)