18 Nëntor 2019

BP me strategji të re për bllokimin e rrjedhjes së naftës

SHBA, 2 qershor - Kompania British Petrolium po planifikon një strategji të re për të frenuar rrjedhjen e naftës nga Gjiri i Meksikës, pas dështimit të përpjekjeve për bllokimin e saj me baltë dhe me beton.

Procedura e quajtur \"top kill\" tashmë ia ka zenë vendin diskutimeve për një teknikë të re që zyrtarët e kompanisë mendojnë të përdorin. Nuk ka garanci se plani i ri do të ketë sukses dhe ekspertët thonë madje se ai mund të shtojë sasinë e naftës që rrjedh në det. 

Gjashtë javë pas përpjekjeve të dështuara për frenimin e rrjedhjes së naftës, më e më e rënda në historinë amerikane, kompania BP thotë se do të përpiqet përsëri.

Drejtori menaxhues i kompanisë, Bob Dudley thotë se robotët e nënujshëm do të ndërhyjnë për të prerë pjesën e sipërme të tubit nga del nafta.

\"Do të ndërhyjmë për të vendosur një kupolë mbi tub. Hapi tjetër do të jetë të minimizojmë naftën që del prej andej dhe rrjedh në Gjirin e Meksikës.\"- thotë ai

Por ekspertët thonë se ky plan do të shtojë përkohësisht sasinë e naftës që rrjedh nga tubi. 

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për energjinë, Carol Browner i tha rrjetit CBS News:

\"Pas prerjes së tubit, sipas ekspertëve, rrjedhja mund të shtohet me 20 përqind.\"

Qeveria amerikane vlerëson se në Gjirin e Meksikës deri tani ka rrjedhur 70 deri në 150 milion litra naftë, shumë më tepër se sa vlerësimet e kompanisë BP. 

Strategu politik demokrat dhe banori i Luizianës, James Carville.

\"Unë di një gjë: çdo informacion që na është dhënë deri tani ose mënyrat se si do të zgjidhet, asgjë nuk ka rezultuar e vërtetë.\'

Disa analistë thonë se duhet të jetë ushtria ajo që duhet të marrë në dorë operacionet për bllokimin e rrjedhjes. Por shefi i shtatmadhorisë amerikane, Admiral Mike Mullen thotë se sektori privat ka ekspertizën më të madhe.

\"Në fakt, teknologjia më e mirë në botë për këtë qëllim ekziston në induistrinë e naftës.\"

Kreu i ekzekutivit të kompanisë BP, Tony Hayward përsëri kërkoi ndjesë për vonesat dhe dështimet. Ai tha se kompania po bën ç’është e mundur për frenimin e rrjedhjes.

\"Po bëjmë ç’është e mundur të frenojmë rrjedhjen e naftës, të mbrojmë vijën bregdetare dhe të normalizojmë sa më shpejt jetën e njerëzve, \"- thotë ai.

Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatitet për skenarin më të keq. Sipas ekspertëve, zgjidhja më e efektëshme është shpimi i një pusi anësor që do t’i ndryshonte drejtimin rrjedhjes, proces i cili mund të kërkojë muaj për t’u realizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)