29 Mars 2024

BP ka shpenzuar mbi 6 miliard dollarë për naftën

Londër, 10  gusht - Kompania britanike British Petrolium (BP) ka njoftuar se deri më tani ka shpenzuar 6. 1 miliardë dollarë për ndërprerjen e rrjedhjes së naftës në gjirin e Meksikës.

Sipas agjencisë së lajmeve franceze kjo kompani deklaroi se këto shpenzime janë bërë në operacione të ndryshme për këtë qëllim duke përfshirë këtu analizimin e situatës, hapja e pusit dhe betonimi i tij.

Qeveria amerikane tha se gjatë 87 ditëve të katastrofës janë derdhur në gjirin e Meksikës 4.9 milionë fuçi nafte. Po ashtu 11 persona u vranë nga shpërthimi i pusit dhe shumë të tjerë u plagosën në këtë gji. Kjo është katastrofa më e madhe ekologjike në të gjithë historinë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)