20 Prill 2024

BP ka humbur 4,9 miliardë dollarë në Gjirin e Meksikës

Londër, 2 shkurt - Kompania British Petrolium thotë se ka humbur 4,9 miliardë dollarë nga derdhja masive e naftës në Gjirin e Meksikës, humbja e parë financiare e kompanisë që nga viti 1992.

Gjigandi i naftës e rriti shifrën e shpenzimeve të nevojshme për  procesin e pastrimit në 40 miliardë dollarë.

Pusi i naftës Deepwater Horizon shpërtheu prillin e kaluar, duke vrarë 11 punonjës dhe duke shkaktuar një rrjedhje masive që ndoti pjesën më të madhe të Gjirit të Meksikës, në territorin amerikan.

Megjithë humbjet për shkak të katastrofës, kompania arriti të sigurojë një fitim me vlerën e 4,6 miliardë dollarëve gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)