25 Prill 2024

BP do vijojë gërmimet për një pus shtesë

SHBA, 14 gusht - Qeveria amerikane ka deklaruar se BP do të vazhdojë gërmimet për një pus shtesë që të pengojë përkohësisht shpërthimin në pusin e mëparshëm në Gjirin e Meksikës.

Por komandanti i rojës bregdetare amerikane, admirali Thad Allen ka deklaruar se nuk do të kryhen gërmime derisa të sigurohet që parametrat e sigurisë janë plotësuar.

Shkencëntarët kanë analizuar testet për të parë nëse balta dhe cementoja e vendosur mbi pus e ka “vrarë” derdhjen e naftës.

Kur ata do të vendosin që të gërmohet sërish do të duhen 96 orë për ekuipazhin që të rifillojë procesin.

“Pusi shtesë do të përfundojë. Ne do ta “vrasim” pusin”, ka deklaruar javën e kaluar admirali Allen, në kuadër të operacionit “static kill”, që mbylli pusin nga i cili rridhte nafta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)