24 Shtator 2020

Bordi i Ujësjellësit të Prishtinës kërkon mbrojtjen e liqeni i Badocit

Badoc, 16 janar - Gjatë ditës së sotme, Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit të Prishtinës, bashkë me kryeshefin ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe sekretarin e kompanisë Salih Gjonbalaj ishin për vizitë te liqeni i Badocit.

"Ua kujtojmë se liqeni i Badocit është një liqe akumulues sipërfaqësorë nga i cili, furnizohen me ujë të pijshëm 30% e konsumatorëve në zonën operative, Graçanica, Çagllavica, Hajvalia, Veterniku, Miradia e Epërme, një pjesë e Prishtinës si: Mati 1, Bregu i Diellit, Kolovica, Sofalia, Toukbashqe dhe  Zllatari".

Vizita e tyre sot, kishte të bënte me njohjen më për së afërmi të rënies së nivelit të ujit në këtë liqe, prej mbi 10 metra nga kuota maksimale dhe mundësitë më të mira për menaxhimin e situatës nëse situata aktuale përcillet edhe më tej me thatësira mbi vendin tonë.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Betim Berisha, duke ritheksuar rëndësinë dhe vlerat e pamohueshme të liqenit të Badocit, për një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve në zonën shërbyese operative tha se, uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale dhe që të gjithë ne jemi përdorues të ujit të pijshëm andaj, në të njejtën kohë jemi edhe përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore dhe se këto akumulacione varen direkt nga reshjet atmosferike.

Në të njejtën kohë, ata apeluan edhe te institucionet, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë që, të kenë kujdes në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij resursi ujorë jetik, për qytetarët tanë.

,,Liqenet akumuluese janë tuajat  andaj,  t’i ruajmë pafundësisht!,, përfundon vizitën Bordi i Drejtorëve të KRU”Prishtina”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020 - Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr prezanton programin, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)