29 Mars 2024

BMW Z2 me tërheqje me katër rrotë

Frankfurt, 24 qershor - Të gjithë dini për BMW-n legjendare Roadster Z4, i cili shpesh ka qenë ‘aktor’ në shumë filma.

Tani nga BMW arrijnë lajme edhe më të mira dhe njëri prej tyre është paralajmërimi i modelit të ri sportiv me shenjën Z2, i cili në treg vjen më 2013.

Informata e parë interesante është se ky model i vogël, do ta ketë sistemin e tërheqjes me katër rrota (AWD, All Wheel Drive).

Me këtë kjo kompani planifikon që të marrë një pjesë të tregut që e mban modeli Mazda MX-5.

Motori i tij do të jetë ai 2.0 litërsh me 4 cilindra i cili do të jetë me versione nga 170 deri më 272 kuaj fuqi, varësisht nga modeli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)