26 Prill 2024

BMW X3 i ri prezanton pasardhësin

Frankfurt, 3 dhjetor - BMW X3 i ri prezanton pasardhësin e modelit tejet të shitur dhe është prodhuar për të krijuar një dimension të ri në kënaqësinë e vozitjes në klasën e veturave sportive të terrenit.

Ndryshe nga modeli paraprak, X3 i ri vendos kufij të ri sa i përket efikasitetit, derisa në të njëjtën kohë e rrit rehatinë në vozitje.

Dizajni i BMW X3 të ri, paraqet kombinimin e BMW-s tipike nga seria X dhe siluetat e tërhequra në mënyrë dinamike.

Falë brendisë gjithëpërfshirëse dhe nivelit të lartë të përshtatjes së interierit, është e mundur përshtatja e rehatisë së rrugëtimit si dhe kapacitetet e transportit, kështu që përmbushin çdo nevojë.

Teknologjia e tërheqjes me katër rrota xDrive, jo vetëm që i jep tërheqje të optimizuar, por në veçanti është përshtatur që të mundësojë dinamikë të shtuar në vozitje. BMW X3 e re ofron kualitetet më bashkëkohore në përputhje me gjithanshmërinë e pa kompromis, duke bashkuar kënaqësinë në vozitje, me rehatinë, funksionalitetin dhe elegancën.

Koncepti dashamirës dhe gjithëpërfshirës i hapësirës, materialet e kualitetit të lartë dhe dizajni tre-dimensional i sipërfaqes, i japin BMW X3 të ri funksionalitet modern, luksoz dhe inteligjent.

Orientimi horizontal i tabelës komanduese, e potencon gjerësinë e interierit. Dedikimi ndaj vozitësit, tipike për të gjitha BMW-t, edhe më tej është theksuar me konsolën qendrore me formë asimetrike.

Pozita e ngritur e të ulurit, mundëson vozitje të rehatshme, në të njëjtën kohë duke dhënë pamje të shkëlqyeshme të situatës në trafik. Ekrani kontrollues i sistemit operues, është integruar për mrekulli me tabelën komanduese.

Ekrani i sistemit të navigacionit me rezolucion të lartë, është 8.8 inç, çka paraqet ekranin më të madh në veturë të këtij segmenti. Duhet përmendur edhe bagazhin i cili ka kapacitet mes 550 dhe 1600 litra.

BMW X3 xDrive20d ofron performancat dhe efikasitet më të lartë se cilido rival tjetër. Këtë model e lëviz motori me naftë 2.0 litërsh me katër cilindra (Common Rail), i cili jep 184 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 380 Nm.

Ky motor jep forcë të mjaftueshme që t’i mundësoj veturës që shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, ta arrij për 8.5 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale prej 210 km/h.

Me harxhimin mesatar prej 5.6 L /100 km dhe emetim të CO2 prej 149 gram për kilometër, BMW X3 xDrive20d shndërrohet në lider për efikasitet në këtë segment të veturave.

Një vozitje të rehatshme dhe efikasitet në harxhime, e ofron edhe motori me të cilin është pajisur modeli BMW X3 xDrive35i.

Teknologjia e BMW-s TwinPower Turbo, injektimi i saktësisë të lartë dhe kontrollimi i ndryshueshëm i ventileve të sistemit VALVETRONIC, për herë të parë janë përdorur në kombinim.

Rezultat i kësaj është motori 3.0 litërsh i cili jep forcën maksimale prej 306 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 400 Nm. Ky motor i ofron X3 xDrive35i shpejtimin nga 0 në 100 km/h, për vetëm 5.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 245 km/h.

BMW X3 xDrive35i ofron jo vetëm karakteristikat më dinamike të vozitjes, por edhe harxhimin më të volitshëm në klasën e vet. Harxhimi mesatar sipas testit të BE-s, është 8.8 L/100 km, ndërsa niveli i emetimit të gazrave, është 204 gram për kilometër.

Të dyja modelet vijnë me sistemin Auto Start Stop ne transmision automatik. Rehatinë në vozitje e përmirëson edhe timoni servo EPS (Electric Power Steering), duke përfshirë edhe funksionin Servotronic , që mundëson drejtimin në përputhje me shpejtësinë e lëvizjes së veturës.

2996 cc, Shpejtësia 245 km/h, Fuqia 306 ps, Harxhimet 5.6l / 100 km,

Të dyja modelet vijnë me sistemin Auto Start Stop ne transmision automatik. Rehatinë në vozitje e përmirëson edhe timoni servo EPS (Electric Power Steering), duke përfshirë edhe funksionin Servotronic

Koncepti dashamirës dhe gjithëpërfshirës i hapësirës, materialet e kualitetit të lartë dhe dizajni tre-dimensional i sipërfaqes, i japin BMW X3 të ri funksionalitet modern, luksoz dhe inteligjent.

Ky motor i ofron X3 xDrive35i shpejtimin nga 0 në 100 km/h, për vetëm 5.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 245 km/h

Me harxhimin mesatar prej 5.6 L /100 km dhe emetim të CO2 prej 149 gram për kilometër, BMW X3 xDrive20d shndërrohet në lider për efikasitet në këtë segment të veturave

BMW X3 xDrive20d ofron performancat dhe efikasitet më të lartë se cilido rival tjetër. Këtë model e lëviz motori me naftë 2.0 litërsh me katër cilindra (Common Rail), i cili jep 184 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 380 Nm

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)