25 Prill 2024

BMW, arrin seria 4

Shtutgard, 25 maj - Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave “BMW”, versionin e ri, GT versionin e prodhuar sipas modelit të serisë 5 GT, do ta emërtojë seria 4.

Modeli i ri në versionin koncept, premierë do të prezantohet në sallonin e sivjetshëm të automobilave në Frankfurt. Emri i ri do të duhet të rrisë dallimin nga versioni i tanishëm seria 3 dhe modelit të ri.

Të themi se ky automobil në fakt do të bazohet në gjeneratën e re të modelit, përkatësisht në versionin limuzinë dhe karavan të cilat në treg do të paraqiten gjatë vitit të ardhshëm.

Sa i përket vet automobilit, ky model do të ndjekë formulën e serisë 5 GT. Pra, forma e karrocerisë e “crossover-it” do të jetë ndërmjet limuzinës dhe karavanit, pajisjet më të pasura, pozita më e ngritur e ulëseve prapa etj..

Më tutje, blerësit do të mund të zgjedhin modelet me tri ulëse të pasme apo dy ulëse individuale, ndërsa në kapakun e bagazhit do të jetë e mundur të hapet vetëm xhami për manovrim me bagazhin më të vogël.

Arritja e serisë 4 të BMW-së në treg do të pres së pari lansimin e serisë së re 3 e pastaj do të lëshohet ky model. Po ashtu, burime të caktuara pohojnë se oferta e kësaj veture do të plotësohet sikurse edhe modeli i serisë 3.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)