22 Gusht 2019

Bizneset e sektorit minerar diskutojnë zgjidhjen e bllokadës

Prishtinë, 10 korrik - Gjatë ditës së sotme në zyret e Odës së Afarizmti të Kosovës janë takuar bizneset e sektorit minerar për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm të veprimit me qëllim të zgjidhjes së problemit i cili ka bllokuar tash e sa vite bizneset e tyre.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi njoftoi bizneset e këtij sektori për takimet që kanë realizuar me zyrtarët qeveritarë, MBPZHR dhe deputetët për problemin e tyre si dhe  çështjet e tjera të cilat po rëndojnë bizneset tej mase, siç janë konfliktet ligjore, Udhëzimet Administrative, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Pushimi i Lehonisë, Ligji për Tregti të Brendshme, funksionalizimi i Gjykatës Ekonomike, Ligji për TVSH, Ligji për Falimentim, mungesa e ofertave për bizneset dhe çështje të tjera të cilat sipas Krasniqit duhet rregulluar urgjent.

Krasniqi inkurajoi bizneset se OAK do të qëndroj prapa tyre, deri në zgjidhjen e problemit që ata të mund të operojnë lirshëm me kompanitë e tyre.

Kujtojmë se në takimin e fundit që ka pasur OAK me Ministren, kabinetin dhe drejtorët e departamenteve të MBPZHR-së janë dakorduar të gjithë se dy pikat e kërkesës dhe peticionit të parashtruar nga Oda e Afarizmit të Kosovës mund të ndryshohen nga MBPZHR, ndërsa pikat tjera duhet të ndryshohen me ligj. Bëhet fjalë për ndryshimin e kohëzgjatjes së licencës dhe çmimin e qirasë.

Bizneset e këtij sektori tanimë janë të vendosur dhe të bashkuar si asnjhërë më parë dhe kërkojnë hapa konkret të veprimit nga institucionet, përndryshe në rast se këto kërkesa nuk merren parasysh, për çka OAK ka punuar pa ndalë me vite për heqjen e këtyre barrierave, atëherë Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e sektorit minerar do të detyrohen të dalin në protestë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)