29 Mars 2024

Bie prodhimi industrial i BE-së

Bruksel, 17 prill - Prodhimi industrial i BE-së shënoi rënie për 1.3 për qind në shkurt, që kur u shfaq koronavirusi i ri në kontinent, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, raportoi të enjten zyra e statistikave të bllokut.

Eurostat bëri të ditur se shifra gjithashtu ishte më e ulët për 1.9 për qind në eurozonë gjatë të njëjtës periudhë.

Zona e eurozonës apo ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme - euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Në BE, midis grupeve kryesore industriale, prodhimi i mallrave kapitale ra më së shumti, duke ulur me 3.1 për qind nga viti në vit në shkurt.

Midis shteteve anëtare, uljet më të larta vjetore u regjistruan në Luksemburg (-8.0 për qind), Irlandë (-6.8 për qind) dhe Greqi (-3.5 për qind).

"Rritjet më të larta janë vërejtur në Maltë (+10.5 për qind), Poloni (+3.6 për qind) dhe Slloveni (+2.4 për qind)", theksoi Eurostat.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila infektoi mbi 2 milionë njerëz në mbarë botën dhe shkaktoi rreth 137,000 vdekje, disa sektorë, përfshirë fabrikat, janë përballur me probleme lidhur me masat parandaluese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)